Deputeti i PS-së Blendi Klosi kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar përfaqësueseve të institucioneve të drejtësisë pyetje direkte, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht në kuvend me shkrim. Deputeti i PS-së tha se opozita ka urdhër nga Berisha për të prishur seancën.
Klosi ndër të tjera, tha se opozita dhe mazhoranca kanë raporte krejt të ndryshme me drejtësinë, duke risjellë në kujtesë raportimin e prokurorit të përgjithshëm të kohës në vitin 2007. Klosi tha se ai u shkarkua pasi në parlament deklaroi e janë vjedhur 200 milionë dollarë nga ndërtimi i Rrugës së Kombit. Apo raportimin e Ina Ramës, e cila në cilësinë e prokurores së përgjithshme kërkoi të hetonte vrasjet protestës së 21 janarit, dhe Berisha nuk e lejoni, tha Klosi.
