Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Inceneratorët, Tabaku: SPAK të dërgojë në gjykatë personat që janë të paprekshëm

11:15 / July 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Koha që pandëshkueshmëria të marrë fund dhe SPAK të gjejë guximin për të dërguar përpara togës së gjyqtarit këdo që shkel me arrogancë dhe që mendon se mund të blejë çdokënd në këtë vend”, kështu shkruan deputetja e PD-së Jorida Tabaku në lidhje me aferën e incerenatorëve. Deputetja thekson se në vitrin 2021 janë paguar thuajse 12 mld lekë nga buxheti i shtetit për faturat e koncesioneve, gjë që e quan simbol të korrupsionit. Ndaj thirrja e saj është që SPAK të veprojë. “Koha që qeveria të pezullojë kontratat dhe pagesat e taksave të shqiptarëve për vjedhjen e shekullit”.

Shkrimi i plotë

Drejtësi për aferën e inceneratorëve!

Shifrat që publikohen nga buxheti i shtetit tregojnë si mos më mirë situatën problematike të faturave koncesionare që rëndojnë xhepat e shqiptarëve në kohë krize. Akoma më keq shumica e këtyre kontratave koncesionare kanë njollën e zezë të korrupsionit. Janë paguar në 2021, vit pandemik, thuajse 12 mld lekë nga buxheti i shtetit për faturat e koncesioneve që në të vërtetë janë simboli i korrupsionit që po gërryen paratë e shqiptarëve dhe buxhetin e vendit.

Të mendosh që 2 mld lekë i janë paguar tre inceneratorëve që sot janë nën hetim nga SPAK kur mund t’i paguheshin qytetarëve dhe bizneseve të mbyllur nga pandemia. Një vlerë marramendëse sidomos në këtë kohë krizze kur shqiptarët janë të varfër, të lënë pasdore dhe të harruar ndërsa qeveria mendon për grupin e oligarkëve që e sponsorizon me taksat e qytetarëve.

Kryeministri vazhdon të mbrojë këto 3 kontrata me vlerë 430 mln euro që janë vjedhja e shekullit dhe simboli i babëzisë që po gërryen përditë Shqipërinë ndërsa vendi vazhdon të mbetet nën mbetjet korruptive që kanë gjetur strehë në qeveri.

Kjo është një aferë që duhet të ndajë një herë e mirë shapin nga sheqeri. Një aferë që duhet të tregojë nëse SPAK ka integritetin e duhur dhe është në lartësinë për të cilën u votua dhe nga PD për t’u krijuar. Shqiptarët kanë vuajtur këto 30 vite për barazinë përpara ligjit. Koha është që SPAK të ndëshkojë ata që pretendojnë se janë të paprekshëm.

Koha që pandëshkueshmëria të marrë fund dhe SPAK të gjejë guximin për të dërguar përpara togës së gjyqtarit këdo që shkel me arrogancë dhe që mendon se mund të blejë çdokënd në këtë vend. Shqipëria ka etje për drejtësi dhe nevojë për një shkundje. Padrejtësia nuk mund të jetë norma pasi vendi jonë tanimë është zyrtarisht në negociata me BE-në. Drejtësi për aferën e inceneratorëve! Koha që SPAK të veprojë! Koha që qeveria të pezullojë kontratat dhe pagesat e taksave të shqiptarëve për vjedhjen e shekullit.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë

13:06 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.