Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Inceneratori i Elbasanit, Bardhi në SPAK: Hetimet po përparojnë

11:29 / October 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SINK GAZI frame 0 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte ishte radha e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi që të paraqitet në SPAK. Pas qëndrimit prej gati 30 minutash në Prokurorinë e Posaçme, në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se ishte thirrur në cilësinë e kallëzuesit në emër të PD për inceneratorin e Elbasanit, ku inkurajoi SPAK për të përfunduar hetimet.

“Sot isha në cilësinë si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetimet, edhe pse pas dy viteve nuk kanë përfunduar ende. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD. Inkurajoj SPAK-un për të përfunduar hetimet e për të çuar para drejtësisë në mënyrë të plotë të gjithë personat përgjegjës. Kam kërkuar që të merret në cilësinë e provës e materiale dhe gjetjet e komisioniet hetimor parlamentar, ka pasur shtesë kallëzim nga PD mbi bazën e punës së bërë në komisionin hetimor e kam kërkuar nga SPAK që materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Personat e kallëzuar nisin nga kryeministri Edi Rama deri te nëpunësit e fundit që kanë firmosur dhënien me koncesion”.

I pyetur për inceneratorin e Tiranës, deputeti i PD-së tha se deri më tani nuk ka asnjë zhvillim për të, por nxiti SPAK-un që të çojë para hetimet.

Gazment Bardhi spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.