Për dosjen e bujshme të Inceneratorin e Fierit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën për inceneratorin e Fierit. Me gjykim te shkurtuar shkon në 6 vite e 8 muaj burg. Për Alqi Bllakon kërkon 7 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton kërkon 12 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 8 vite. Koka dhe Bllako mungojnë në seancë, kërkohet konfiskimi i pasurive. Prokurori Dritan Prençi lexoi sot pretencën ndërsa Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk kanë qenë të pranishëm në seancë por u përfaqësuan nga avokatët e tyre mbrojtës. Ata u njoftuan për masën e dënimit që kërkon prokuroria në qelitë e burgut të Durrësit. Për pasuritë e vëna në sekuestro, SPAK kërkon konfiskimin e tyre. Pas kësaj seance i takon avokatëve mbrojtës të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe më pas e ka fjalën gjykata.
Dënimet që kërkon SPAK
Lefter Koka 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako 7 vjet me gjykim të shkurtuar 4.8 vite burg
Klodian Zoto 12 vjet me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Pellumb Abeshi 4 vjet. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj 4 vjet me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arjola Kodra 3 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
SPAK kërkon ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon
Prokuroria ndër të tjera kërkoi ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon, i cili ka pasur funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas atë të Drejtorit të Përgjithshëm të AKUM-it. Prokuroria i riktheu akuzën fillestare për “shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëor dhe jo si funksionar publik, gjë e cila rëndon pozitën e tij. Dhe për Arben Dervishin i cili nw incineratorin e Fierit ka pasur rolin e mbikëqyrësit të punimeve u ndryshua akuza nga korrupsion në sektorin privat në korrupsion publik.
Megjithatë togat e zeza nuk u shprehen duke i thënë prokurorit të reflektojë edhe njëherë për ndryshimin e akuzës. Mbi të gjithë të përfshirët në dosjen e inceneratorit të Fierit, rëndojnë akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash. Per Robert Shabanin u pushua akuza. Dhe për Enver Sheshi, administrator i një prej kompanive që dyshohet se lëshonin fatura për punë të pakryera, u pushua akuza pasi është ndarë nga jeta disa muaj më parë.
Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
