Një incident sapo ka ndodhur në Hipotekën e Vlorës. Sipas Balkanweb, konflikti mes kreut të Hipotekës dhe qytetarit ka ndodhur për regjistrimin e një prone në bregdet.
Sipas gazetarit drejtuesi i Kadastrës, nuk ka pranuar të regjistrojë pronën, duke pretenduar se është e paligjshme.
Drejtuesi i Kadastrës, nuk ka pranuar të regjistrojë pronën, duke pretenduar se është e paligjshme. Këtu ka nisur edhe debati i ashpër mes tyre. Deri më tani, nuk ka raportime për dhunë fizike të ushtruar, ndërsa thuhet, se si qytetari, por edhe drejtuesi i Kadastrës, nuk kanë bërë kallëzim penal për incidentin në fjalë.
Sipas burimeve tw Balkanweb, shkak është bërë një kërkesë e qytetarit që ka shkuar te drejtuesi dhe i ka kërkuar që të regjistrojë prona me zor. Kjo gjë nuk është pranuar nga ana e drejtuesit. Drejtuesi i kadastrës dhe qytetari kanë pasur sqarim, nuk ka vijuar me kallëzim nga ana e drejtuesit dhe palës tjetër. Debati ka qenë me tone të ashpra, por s’ka degraduar me dhunë. Është folur se janë qetësuar gjërat.
