Nëntë orë takim i vështirë, i gjatë por konstruktiv. Kështu është cilësuar takimi i ditës së sotme nga ambasadorët e SHBA, Yuri Kim, ai i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë, Duncan Norman me 4 anëtarët e Këshillit Politik.
Në momentin kur dolën para mediave një ‘incident’ i vogël ka ndodhur me gazetarët, të cilët prej orësh prisnin me padurim detaje nga takimit. Sapo Kim ka nisur që të flasë, gazetarët i kanë drejtuar mikrofonat.
Por disa prej tyre i kanë mbajtur shumë lart, duke shkaktuar të qeshura tek vetë Kim.
“Siç e shihni jam e shoqëruar nga Soreca dhe ambasadori Norman *qesh, nuk jam aq e gjatë,”- tha Kim.