Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Infeksionet e bajameve, a është zgjidhje heqja e tyre apo një veprim i gabuar

20:22 / September 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe ënjtje të gjëndrave limfatike në zonën e qafës.

Infeksionet e bajameve janë një ndër shqetësimet kryesore të vjeshtës.

Në rastin infeksioneve, bajamet enjten, skuqen dhe vishen me një shtresë të bardhë ose të verdhë.

Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe ënjtje të gjëndrave limfatike në zonën e qafës.

Probleme të tilla zakonisht shkaktohen si pasojë e infeksioneve bakteriale apo virale.

Çfarë roli luajnë bajamet në organizëm?

Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik.

Ndonëse të vogla dhe në pamje të parë të padobishme, bajamet luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm.

Bajamet mund t’i përshkruajmë si një portier të fytit.

Ato parandalojnë futjen e substancave dhe objekteve të huaja në mushkëri.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ato filtrojnë bakteret dhe viruset dhe mbi të gjitha, prodhojnë rruaza të bardha të gjakut dhe antitrupa.

Kur infeksionet e bajameve bëhen të vazhdueshme, mjekët zakonisht rekomandojnë heqjen e tyre nëpërmjet kirurgjisë.

Ky rekomandim është i nevojshëm kur bajamet transformohen në një vatër kronike infeksioni për organizmin.

Ndërhyrje të tilla rekomandohen pas moshës 3 vjeçare.

Heqja e bajameve, a është e nevojshme?

Heqja e bajameve rekomandohet nëse një fëmijë ka pasur mbi 3 infektime të fytit në vit për të paktën 3 vjet me radhë.

Një studim britanik, të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat shëndetësore të mbi 1.6 milionë fëmijëve gjatë harkut kohor të 2005-2016.

Të dhënat treguan se për vetëm 2,000 nga 18,000 fëmijë që kishin kryer ndërhyrje, heqja e bajameve kishte qenë e justifikueshme në bazë të problemeve të përsëritura të fytit.

Pra vetëm 11 përqind e tyre i kishin hequr bajamet për arsye të forta.

BBC raporton se 7 në 8 fëmijë të cilëve u ishin hequr bajamet, ishin prekur nga këto probleme vetëm një herë, dhe heqja ka qenë veprim i panevojshëm.

A rritet rreziku i astmës me heqjen e bajameve?

Një studim danez sugjeron se heqja e bajameve tek fëmijët mund të rrisë numrin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Po ashtu dhe rrezikun e astmës kur ata të rriten.

Ky sugjerim u bazua në të dhënat shëndetësore të mbi 1.2 milionë personave që nga fëmijëria për 30 vjet me radhë.

Studiuesit vunë re se njerëzit që kishin hequr bajamet kur ishin fëmijë, ishin më të prekur nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe astma.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.