Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Infektime rekord, në Itali rikthehen maskat e detyrueshme edhe jashtë

14:14 / December 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Itali 9 710x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia shtrëngon masat kundër pandemisë, pasi infektimet me koronavirus prekën një rekord të ri ditën e enjte. Më shumë se 44 mijë raste dhe 168 vdekje u shënuan në 24 orët e fundit, një rritje prej 70 për qind në vetëm një javë.

Autoritetet njoftuan anulimin e të gjitha aktiviteteve festive për Vitin e Ri, ndalimin e koncerteve dhe eventeve të tjera në ambient të hapur deri më 31 janar, e po ashtu mbylljen e diskotekave dhe klubeve të natës.

Ministri i Shëndetësisë, Robverto Speranca, tha se maskat do të bëheshin sërish të detyrueshme edhe jashtë, dhe se në ambiente publike të tilla si teatro, kinema apo mjete të transportit publik, do të kërkoheshin vetëm maska me mbrojtje të lartë ffp2.

Gjithashtu, Franca raportoi një numër rekord prej më shumë se 91 mijë rastesh 179 vdekje, ndërsa Omicron vijon të përhapet vrullshëm në vend. Por ndërsa transmetueshmëria e lartë e variantit po gjeneron shifra alarmante anekënd botës, më shumë të dhëna provojnë faktin se ai është më pak agresiv se paraardhësit.

Studimet për Omicron, është më pak agresiv, reduktohen mundësitë për hospitalizim
Sipas një studimi të Agjencisë për Sigurinë Shëndetësore në Britaninë e Madhe, personat me Omicron kanë 50 deri në 70 për qind më pak mundësi të shtrohen në spital. Por edhe pse i cilësojnë si inkurajuese të dhënat, autoritetet druhen se numri i lartë i infektimeve mund të rrisë presionin në spitale. Studimi tregon gjithashtu se aftësia e vaksinës për të parandaluar infektimin me Omicron fillon të zbehet 10 javë pas dozës përforcuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Telefonata që i kushtoi 1.1 milionë euro, çifti francez bie në kurthin e mashtruesve

18:00 / August 6, 2026

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet në Greqi, gjashtë viktima dhe dhjetëra të infektuar

14:35 / August 6, 2026

OKB ngre alarmin: El Niño mund të shtyjë edhe 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

12:40 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.