Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Infektivi ka porositur 300 copë”, dentisti tregon suksesin e ventilatorëve që krijuan dy laborantët shqiptarë

22:58 / March 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ventilatoret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stomatologu Gjergji Dilo, miku i dy laborantëve, Besar Lalike dhe Elidian Cepeli, që morën përsipër të ndërtonin ventilatorët në Shqipëri që shpëtojnë njerëzit e infektuar me Covid-19, ka treguar efektet pozitive që po jep kjo gjë në Shqipëri. Në një lidhje me Skype në “Pa Protokoll”, Dilo tha se QSUT-ja ka porositur 300 copë dhe se asgjë nuk do të shkojë kot, pasi ata riciklohen.

“Unë jam dentist, por kam kuptuar që aparatet janë për një person. Sigurisht ata janë të riciklueshëm dhe nga fluksi e nga halli i shumë të infektuarve, mund të përdoren edhe tek pacientë të tjerë, në mënyrë që të kurohen sa më shumë. Për shembull nëse kemi 150 aparate, mund të mbajmë edhe 150 pacientë të tjerë gjallë. Reparti Infektiv në QSUT ka porositur 300 copë për t’i pasur në dispozicion nëse gjendja do të agravohet. Nuk është llogaritur kurrë kjo pandemi, por ventilatorët mund të përdoren në disa raste të caktuara. Ata po e bëjnë gjithçka me xhepin e tyre,”- tha Dilo ndër të tjera.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

300 cope infektivi laborantet ventilatore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.