Hoxha e Xhamisë së Sahatit në lagjen ‘Çelipias’ Berat, ka rezutuar pozitiv me koronavirus.
Bëhet me dije se lajmi se Hoxha është infektuar me Covid-19, ka alarmuar qytetarët, të cilët predikonin çdo pasdite tek Xhamia në fjalë.
Mësohet se i infektuari është një 42-vjeçar, me inicialte A.Ç. Personi në fjalë është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej 2-ditësh është karantinuar në repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal Berat.
Hoxha vuan edhe nga sëmundje të tjera dhe kjo e ka rënduar akoma më shumë gjendjen e tij shëndetësore.
