Koronavirusi ka prekur edhe këngëtarin e njohur shqiptar, Valton Krasniqin. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale.
Krasniqi ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku duket i shtrirë në spital, teksa jep edhe një mesazh të fortë për të gjithë. Ai thotë se nuk e ka besuar kurrë më parë ekzistencën e virusit.
“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkruan Krasniqi.

