Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Influenca ruse po rritet”, deputeti i PS: Baza ajrore në Kuçovë, garanci e shtuar për vendet e NATO

18:49 / February 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9390
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu në një komunikim të drejtpërdrejtë për “News Line” në ABC News, komentoi vizitën e djeshme të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë dhe bazën ajrore në Kuçovë që do të inaugurohet më 4 mars.

Deliu u shpreh se influenca ruse po rritet në Ballkan dhe ndaj baza ajrore në Kuçovë është një garanci e shtuar për vendet e NATO-s, si dhe një prezencë shtesë për Shqipërinë.

“Baza ajrore në Kuçovë ka një rëndësi strategjike, pasi është e vetmja në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është një aset i pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe rajonin, është një siguri po ashtu, një prezencë e shtuar e NATO-s në Ballkan. Po shohim që influenca ruse po rritet përmes Serbisë. Kjo bazë do jetë një garanci kundrejt vendeve të NATO-s. Kjo bazë tregon qe ‘ne jemi këtu dhe kemi forcën për ti kundër përgjigjur rrezikut’”, u shpreh Deliu.

Po ashtu socialisti foli edhe për vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë, ku tha se Shqipëria është një ndër 10 vendet që ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht, ka dënuar agresionin rus në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. “Shqipëria është një vend anëtar i denjë i NTO dhe e ka treguar në dy vite që ka dënuar Rusinë. Për sa i përket vizitës së Zelenskyt është një vizitë e mirëpritur. Shqipëria ka treguar besnikëri duke mbështetur Ukrainën. Shqipëria është një ndër 10 vendet që ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht, ka dënuar agresionin rus në Këshillin e Sigurisë së OKB-së”, tha ai./m.j

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkarkimet te pushteti vendor, reagon Instituti i Bashkive

09:20 / July 17, 2025

Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara

09:00 / July 17, 2025

Priten reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:40 / July 17, 2025

Horoskopi 17 Korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

08:28 / July 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.