Ka shkuar për të kryer një nderhyrje kirurgjikale estetike në pjesën e barkut por gabimi fatal mjekës dhe infermieres për pak i ka kushtuar jetën një 20 vjeçareje pasi personeli mjekësor i ka injektuar gjak me grup të ndryshëm nga ai që duhet të merrte.
Ngjarja e rënde më përmasat e një skandali ka ndodhur në spitalin privat shqiptaro-italian “Salus” në kryeqytet.
Me kërkesë të prokurorit Naim Tota, gjyqtarja Ardiana Bera i ka shpallur fajtore duke i dënuar me gjobë 2 milion lekë për neglizhencë mjeken e këtij spitali E. Teta ndërsa është dënuar më burg, por e pezulluar në shërbim prove për akuzën e mjekimit të pakujdeshëm, infermierja B. Xhini.
Në dosjen hetimore që RTV Ora disponon thuhet se hetimi për mjeken dhe infermieren erdhi pas denoncimit të pacientes.
Në të thuhet se pasi është rënë dakort për kushtet dhe pagesen mbi ndërhyrjen pacientja është shtruar ne spital ku ka bërë edhe analizat e nevojshme.
Pacientja e ka bërë ndërhyrjen me doktorin italian Glulio Gheradrini, ndërhyrje që kishte rezultuar e suksesshme fillimisht, po nga analizat që kishte bërë në mënyre të vazhdueshme kishte rezultuar se e kishte nevojë për të marrë gjak.
Për këtë arsye doktoresha ia kishte dhënë si detyrë infermieres se turnit, e cila i ka injektuar pacientes ilaçet që duhet ti merrte para transfuzionit të gjakut.
Më pas infermierja i ka injektuar edhe gjakun e pacientes. Por pas 20 minutash vajza ka nisur të ndjejë shqetësime si marrje frymë temperaturë të lartë dhe te dridhura. Në këto moment pacientja ka parë edhe qesen e gjakut në të cilen shkruhej A plus ndërkohë që nga ekzaminimet asaj duhet ti injektohej gjak 0 pozitiv nje gje e tille është parë edhe nga shoqja e dhomes e cila ka njoftuar inferimieren ndërsa pacientja ka humbur vetëdijen.
Pas pretendimeve te vajzës prokuroria për të vertetuar akuzat ka kërkuar të kryeje edhe ekspertimin mjeko-ligjor i cili ka dalë në konkluzionin se në rastin konkret nuk janë ndjekur protokollet mjeksore për marrjen e gjakut.
Sipas ekspertëve ka rezultuar se nuk është berë verifikimi i grupit te gjakut dhe në kartelë nuk është e shënuar që në nisje të marrjes se gjakut të ishtë e pranishme mjekja siç parashikohet ne protokoll.
Sipas ekspertëve ndërrimi i grupit te gjakut nga 0 pozitiv ne A pozitiv ka shkaktuar nje reaksion alergjik të pacientja, e cila ka qEnë e rrezikshme për jetën.
Edhe ekspertët mjeko-ligjor kanë qenë të mendimit se përgjegjësi për këtë situatë mban personeli i lartë që ështe mjekja dhe infermierja.
