Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Inovacioni në Akademinë e FA, Peleshi vizitë zyrtare në Estoni

14:09 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 06 03 at 14.05.49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes zoti Niko Peleshi, në datat 2-3 qershor, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, me ftesë të homologut të tij, ministrit Kalle Laanet.
Zoti Peleshi falenderoi zotin Laanet për mikpritjen si edhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme diplomatike të Estonisë për Shqipërinë dhe faktorin shqiptar në rajon.

Ministri i Mbrojtjes vlerësoi Estoninë si një nga vendet që shprehet qartë për domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke e konsideruar procesin e hapjes së negociatave thelbësor për paqen dhe sigurinë në rajon.

Të dy ministrat e Mbrojtjes vlerësuan kontributet respektive dhe pjesëmarrjen ndër vite, me një numër të konsiderueshëm trupash, në misionet e drejtuara nga NATO, BE dhe OKB. Ata rikonfirmuan qëndrimin se do të vijojnë të jenë mbështetës të çdo vendimi që Aleanca do të marrë në lidhje me Afganistanin, tashmë që misioni Resolute Support përfundoi si edhe të çdo vendimi tjetër që pritet të merret në Samitin e Brukselit, me fokus në agjendën e NATO 2030.

Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko Peleshi theksoi angazhimin për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes me Estoninë. Në mënyrë të veçantë biseda u përqendrua në mundësitë e mbështetjes me kurse dhe trajnime të personelit shqiptar në Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Cyber Defense, një sfidë e re kjo për Shqipërinë.

Pas takimin në Ministrinë e Mbrojtjes së Estonisë delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë në Kolegjin Balltik të Mbrojtjes, në Tartu të Estonisë, ku u trajtuan gjerësisht mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës me Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.