Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Inspektorati i Përgjithshëm kalon në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

13:46 / February 11, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7766
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, por do të menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit nxori për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Ndryshimet synojnë të përmirësojnë koordinimin dhe efikasitetin e veprimtarive inspektuese, të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe të rrisin mbrojtjen e konsumatorit.

Ndryshimet vijnë pas gjetjeve të raportit SIGMA të vitit 2025, i cili theksoi nevojën për të forcuar qendrën e qeverisjes dhe për të përmirësuar koordinimin ndërinstitucional në vend.

Raporti vuri në dukje se në Shqipëri shumë autoritete dhe agjenci raportojnë drejtpërdrejt te Kryeministri, duke krijuar një strukturë tepër të centralizuar.

Si pjesë e rekomandimeve, u sugjerua që disa institucione, përfshirë Inspektoratin e Përgjithshëm, të kalojnë në varësi të ministrive përkatëse sipas fushës së veprimtarisë.

Nga zbatimi i k[tyre ndryshimeve nuk parashikohen kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Pr.ligji është hartuar në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare të SIGMA-s, duke u mbështetur në angazhimin dhe bashkëpunimin e institucioneve përkatëse.

Ky ndryshim pritet të rrisë koherencën e politikave, të përmirësojë funksionimin e tregut dhe të ndihmojë vendin në procesin e përgatitjes për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Inspektoriati i përgjithshëm kalon Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit varësi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.