Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Inspektori i AKU-së “pronar” i punishtes jashtë çdo kushti higjeno-sanitar

21:05 / September 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AKU 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësi i AKU-së, Nertil Hadaj, që ka për detyrë të monitorojë apo bllokojë punishte të jashtëligjshme, që punojnë jashtë çdo kriteri të sigurisë ushqimore, drejton vetë një punishte të tillë.

Emisioni ‘Fiks Fare’ solli fakte të pakundërshtueshme që punishtja në zonën e “Astirit”, që prodhonte dhe shpërndante në fast-food-e majonezë dhe ketch up ishte e një inspektori të Autoritet Kombëtar të Ushqimit, dhe se ky subjekt kishte një sërë shkeljesh ligjore.

Këto të fundit u konstatuan nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Autoritet Kombëtar të Ushqimit e cila bëri dhe bllokimin e subjektit.

Sipas banorëve kjo punishte ishte në katin e parë të një banese dhe nuk dukej si e tillë, pasi ngjasonte me një garazh. Gjatë gjithë proçesit të punës qëndronte e mbyllur me qepen apo grilë. Fiksi kërkon që ta shoh nga afër se çfarë fshihet pas kësaj punishte. Në fillim synon që të punësojë bashkëpunëtorë brenda kësaj magazine, por pa rezultat.

Një nga bashkëpunëtoret takon brenda punishtes edhe vetë inspektorin e AKU-së për të cilin treguan edhe banorët. Pavarësisht se me bashkëpunëtorët e Fiksit nuk funksionoi punësimi brenda punishtes, gazetarët verifikojnë makinën me të cilën bëhej shpërndrja e produktit që prodhohej në kushte jo të përshtatshme dhe të jashtëligjshme.

Automjeti rezulton me emrin e Nertil Hadaj punonjës AKU-së në Berat. Gazetarët u nisen drejt Beratit për të vërtetuar nëse ky punonjës shkon në punë, pasi ndodhej në Tiranë në punishten te lagjja  ‘Astir’, ku takoi edhe bashkëpunëtoren e Fiksit. Financierja u thotë gazetarëve se Nertil Hadaj ndodhet në Tiranë, pasi aty ka edhe punishten e tij për prodhimin e ketch-up dhe majonezës.

Gazetarët kërkojnë ndihmën e AKU-së për të bërë të mundur inspektimin e kësaj punishteje. Në aksionin e inspektimit të AKU-së në biznesin që ishte i regjistruar në emër të motrës së inspektorit të AKU-së Nertil Hadaj u konstatuan kushte të papërshtatshme higjeno sanitare, mungesë dokumentacioni për gjurmueshmërinë e produktit dhe si prodhohet ,nga merret dhe ku përfundon.

Për këtë arsye AKU thërret që në këtë biznes të ndërhyjë edhe krimi ekonomik me tatimet. Biznesi  bllokohet si dhe u mor masa me gjobë në vlerën e 5 milion lekëve të vjetra. Gjatë kohës që subjekti inspektohej dhe ishte në emër të z.Hadaj ky i fundit qëndronte pak metra larg subjektit.

AKU inspektor majoneze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.