Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Instagrami sjell “Threads”, Twitter e kërcënon

10:19 / July 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
230705 threads meta mjf 1642 c5de8f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Threads, një aplikacion me bazë tekstin, u lançua nga Meta të enjten. Aplikacioni i ndërtuar si një version teksti i platformës së ndarjes së fotove Instagram, u bë i disponueshëm për përdoruesit një ditë më parë për më shumë se 100 shtete, duke përfshirë këtu SHBA, Britaninë e Madhe, Australinë, Kanadanë dhe Japoninë.

Përpos disa defekteve, 30 milionë njerëz u loguan në aplikacionin e ri të Meta-s deri në pasditen e së enjtes, sipas asaj që deklaroi vetë Mark Zuckerberg. Në platformë u bashkuan figuara të njohura si Oprah, Shakira dhe të tjerë si dhe kompani të tilla si Taco Bell, Netflix, Spotify, Washington Post e media të tjera. Threads, sipas asaj që shpjegon Meta, sjell një hapësirë të re për përditësime në kohë reale dhe biseda publike. Megjithatë, duket se aplikacioni i ri i Meta-s ka ngritur disa shqetësime rreth privatësisë së të dhënave dhe nuk është ende e disponueshme në vendet e Bashkimit Europian.

Threads, i cili ka mbërritur edhe në Shqipëri, mund ta shkarkoni në “app store” në pajisjet Apple dhe Android. Nga ana tjetër, Tëitter ka paralajmëruar se do ta padisë pronarin e Meta-s pas lançimit të platformës së re, për shkak të ngjashmërisë që dy platformat kanë. Siç bëhet e ditur, kompania e cila drejtohet nga Elon Musk i ka shkruar Mark Zuckerberg-ut, me anë të së cilës e informon se “synon të zbatojë rreptësisht të drejtat e saj të pronësisë intelektuale.” “Të konkurrosh është ok, por jo të kopjosh,” ka qenë deri më tani reagimi i CEO-s së Twitter-it, Elon Musk.

Threads
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.