Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Institucionet financiare të huadhënies fituan 1 miliard lekë në gjysmën e parë të vitit

15:36 / October 8, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
640 0 1728391796xvgdfxdffpng 577
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

TIRANË- Institucionet financiare jobanka të huadhënies e kanë mbyllur edhe gjysmën e parë të këtij viti me rezultat financiar pozitiv. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, të marra së bashku këto institucione për 6-mujorin 2024 raportuan një fitim neto prej 1 miliard lekësh. Megjithatë, fitimi është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vlerën prej 1.8 miliardë lekësh të raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë rezultat përfshihet fitimi i institucioneve të licencuara për kredidhënie, mikrokredi, qira financiare, faktoring dhe blerje kredish me probleme, pa përfshirë institucionet e parasë elektronike dhe ato të pagesave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, aktualisht në treg veprojnë 25 institucione financiare jobanka me aktivitet në fushën e huadhënies.

Ky sektor ka vijuar zgjerimin në gjysmën e parë të vitit. Totali i aktiveve të tyre u shtua me rreth 4 miliardë lekë (rreth 6.3%), duke arritur në nivelin e 68 miliardë lekëve.

Portofoli i kredisë së këtyre institucioneve në pjesën më të madhe u takon individëve, me 52% të totalit. Në një masë të madhe, kjo strukturë e portofolit reflekton zgjerimin e shpejtë të mikrokredisë konsumatore, veçanërisht të kredive të shpejta.

Për pjesën e portofolit që u takon bizneseve, sektori i aktiviteteve të tjera të shërbimit dhe ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë janë sektorët më të financuar prej tyre, me nga rreth 22% dhe 18% të totalit të stokut për bizneset, të ndjekur nga ndërtimi, me 10%.

Cilësia e portofolit të kredisë ka një tendencë në përmirësim të lehtë. Raporti i kredive me probleme ra në nivelin 12.8%, nga 13.3% që kishte qenë një vit më pare.

Biznesi i institucioneve financiare të huadhënies dhe në veçanti ai i mikrofinancës ka ndjekur një cikël pozitiv rritjeve në vitet e fundit. Megjithatë, këtë vit, Banka e Shqipërisë po punon për një paketë rregulloresh që pritet të frenojë rritjen e këtij sektori, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Në fillim të këtij muaji, Banka e Shqipërisë miratoi me një procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Ndryshimet në rregullore pritet të sjellin një shtrëngim të ndjeshëm në procedurat e huadhënies së këtyre institucioneve dhe veçanërisht në produktet e kredive të shpejta, të bazuara në praktika të modelit fintech.

Rregullorja vendos gjithashtu një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%. Mbështetur në parashikimet e rregullores, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Megjithatë, lëvizjet e Bankës Qendrore në drejtim të ndryshimeve rregullatore që kanë synim të forcojnë mbrojtjen e konsumatorit pritet të vazhdojnë më tej në tremujorin e fundit të këtij viti. Lëvizjet e ardhshme priten të adresojnë normën maksimale të interesit për kreditë konsumatore dhe rregullat e reklamës dhe marketingut të institucioneve financiare./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit

15:55 / June 15, 2025

Nesër samiti i SEECP në Tiranë, Begaj do të presë krerët e shteteve të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

13:14 / June 15, 2025

Rama poston video nga plazhi i Darëzezës

17:54 / June 14, 2025

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijët e mitur, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

17:20 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.