Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Integrimi i vështirë, vendimi i BE-së në kohë zgjedhjesh mund të dëmtojë Shqipërinë

21:36 / March 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sokol dedja.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç situatës politike, në vendimin e qershorit për hapjen e negociatave të Shqipërisë mund të ndikojë edhe rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Sipas zv/ministrit të Jashtëm, Shqipëria i ka plotësuar prioritetet kyçe dhe është në pritje të axhendës europiane të zgjerimit. Zgjedhjet  e Parlamentit Europian në muajin maj mund të ndikojnë në politikën e zgjerimit të Unionit. Zëvendëministri i Jashtëm, Sokol Dedja, shprehet optimist për plotësimin e 5 prioritetve kyçe të vendit tonë, ndërsa në lidhje me vendimin e qershorit duhet të pritet nga rezultatet e zgjedhjeve të PE-së.

Sokol Dedja tha se: “Mbetet për tu parë sesi do të jetë përbërja e parlamentit të ardhshëm, nëse do të kemi një rritje të madhe të forcave eurospektike, anti-BE.Sigurisht kjo krijon një klimë jo të favorshme për procesin e zgjerimit”.

Ashtu siç ka reagur edhe Brukseli, zëvendësministri mendon që situata politike nuk është produktive për vendin tonë.

Dedja shtoi në fjalën e tij: “Është kundërproduktive, mund të ketë pasoja negative. Pavarësisht se fokusi është te plotësimi i kritereve specifike për hapjen e negociatave që janë 5 përparësitë kyçe”.

Në shtator pritet të përfundojë faza e parë e procesit screening, ku do të bëhet i mundur përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian pothuajse në të gjitha fushat. Pas hapjes së negociatave pritet të niset edhe faza e dytë e screening.

BE Integrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.