Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Integrimi në BE, eurodeputetja Joveva: Shqipëria jep shpresë

19:37 / November 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1763749880xkr kosova joureva frame 491 518
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurodeputetja sllovene, Irena Joveva thotë se për Kosovën ka gjithmonë pengesa kur vjen puna tek progresi për integrim. Ajo tha se dialogu mbetet një nga çështjet kyçe duke kërkuar nga liderët e dy vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Joveva pjesë e Grupit Ripërtëritja e Europës në Parlamentin Europian, thekson se përkundër problemeve mes dy vendeve tashmë historia ka dëshmuar që të gjitha çështjet mund të zgjidhen. Ajo kërkoi nga Bashkimi Europian të jetë gjithashtu në krye të detyrës.

“Ndoshta edhe Bashkimi Europian mund të ndryshojë qasjen në këtë pikë. Po flas kryesisht për mënyrën e komunikimit. Në fakt, kam ndjesinë se Komisioni Europian, konkretisht Komisionerja për Zgjerimin, znj. Kos, po bën një punë të mirë. Dhe besoj se kjo do të reflektohet edhe për Kosovën, herët a vonë. Pra, mendoj se qasja po ndryshon, sidomos nëse e krahasoj me komisionerin e mëparshëm nga Hungaria, i cili nuk ishte shembull i mirë as për komunikimin, as për veprimet”, shtoi ajo.

Në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane, Joveva tha se Shqipëria mund të jetë “dritë në fund të tunelit” dhe shpresë për të gjitha vendet e tjera kandidate për se zgjerimi është prioritet.

“Situatën në Ballkanin Perëndimor sot e shoh si një moment serioz për të shfrytëzuar vrullin e procesit të zgjerimit, për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe faktit që zgjerimi është, më në fund pas kaq shumë vitesh, shumë, shumë lart në agjendën e Bashkimit Evropian. Dhe unë me të vërtetë u bëj thirrje shteteve të rajonit dhe vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor që ta shfrytëzojnë këtë moment dhe të jenë sa më konstruktivë, sepse besoj fort, veçanërisht për Malin e Zi dhe Shqipërinë, se ato janë një lloj ‘drite në fund të tunelit’ edhe për vendet e tjera kandidate”, deklaroi eurodeputetja.

Integrimi Irena Joveva Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.