Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar

20:31 / November 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hasani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të akredituar në Tiranë.

Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Hasani shprehu falenderimet e tij për mbështetjen dhe angazhimin e vendeve të këtij formati në afrimin e rajonit me BE-në, duke nënvizuar se falë përpjekjeve të përbashkëta, Shqipëria arriti të hapë Grupkapitullin e Parë të negociatave të anëtarësimit – “Themeloret”.

Sipas ministrit Hasani, kjo arritje është një rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.

Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të praktikave të komunikimit dhe bashkëpunimit të këtij formati dhe propozoi krijimin e mekanizmave të rinj, për diskutime të rregullta në nivel drejtorësh politikë, për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe përpjekjet për integrimin e rajonit në BE.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të avancuar të procesit të anëtarësimit dhe është e nevojshme të ruhet ritmi dhe të shtohen përpjekjet për integrimin gradual, që nënkupton ndër të tjera edhe pjesëmarrjen graduale në formatet, mekanizmat dhe institucionet e Bashkimit Europian.

Ky proces do të mundësojë një lidhje më të ngushtë dhe një linjëzim më të mirë të politikave të Shqipërisë me ato të BE-së” tha ministri Hasani.

Nga ana e përfaqësuesve të vendeve të formatit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” u shpreh angazhimi për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në realizimin e objektivit të përbashkët gjeostrategjik – integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ata vlerësuan rëndësinë e këtij formati dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar më tej në këtë proces.

BE Integrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.