Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Integrimi në BE, Tabaku kritika për qeverinë: Çdo raport ndërkombëtar e cilëson Shqipërinë si vend me korrupsion

17:04 / June 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jorida Tabaku1 1 676x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, shprehu kritika në lidhje me punën e qeverisë ”Rama 3” në procesin e integrimit në mbledhjen e komisionit ku ishte e ftuar Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Tabaku u ndal tek Procesi i Berlinit që sipas saj, ka në fokus qytetarët dhe zhvillimin transformues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kam kërkuar me kohë që ky proces të kalonte përtej Qeverisë dhe të ishte një proces kombëtar. Cilat janë masat që ka marrë qeveria shqiptare për të hapur një diskutim të hapur me qytetarët shqiptar, për ta bërë këtë proces për njerëzit dhe për të mos ta fokusuar këtë në politikë? Cilat janë masat që keni marrë për diskutim me shoqërinë civile? Në KKIE ne kemi diskutime me shoqërinë civile të cilët ngrejnë shqetësimin që komentet e tyre në dokumentat që ju vendosni për konsultim nuk merren parasysh apo që ky proces është konsideruar hermetik“, u shpreh Tabaku.

Nga ana tjetër, Tabaku tha se çdo raport ndërkombëtar e cilëson Shqipërinë si vend me korrupsion endemik dhe se ajo nuk e pëlqen që ta normalizojë këtë proces dhe të thotë që ndodh kudo.

“Lufta ndaj korrupsionit ka qënë një ndër prioritetet kyçë i kujtdo qeverie por njerëzit e bëjnë diferencën tek faktet, jo tek fjalët, dhe faktet sigurisht flasin ndryshe. Çdo raport ndërkombëtar e cilëson Shqipërinë si vend me korrupsion endemik dhe nuk më pëlqen ta normalizoj këtë proces dhe të them që ndodh kudo. Neve na intereson se çfarë ndodh këtu, se shqiptarët po largohen më shumë se kushdo tjetër në rajon dhe nuk ka pse të jetë ky një proces relativ që ndodh në të gjitha vendet e tjera”, u shpreh Tabaku.

BE jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.