Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se që nga dhënia e rekomandimit të Komisionit deri në vendimin e Këshillit në qershor ka një hapësirë kohore ku partitë politike duhet të jenë bashkë e në një zë sa i përket integrimit. Por sipa tij, opozita nuk ka vullnet për këtë gjë.
o“Ka një hapësirë khore e subjektivizmi politik ku Shqipërisë i takon të bëjë të vetën dhe partive u takon të jenë bashkë në një zë,. Fatkeqësisht mjafton të dëgjosh reagimet e opozitës rrugore në raport me raport progresin dhe çeljen ne negociatave për të kuptuar që jo vetëm nuk ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me të gjithë ne që jemi këtu pavarësisht kundërshtimeve që kemi këtu, dhe me të gjithë shqiptarët që mbi 90% e tyre duan Shqipërinë një orë e më parë në BE, por përkundrazi është shumë e qartë që ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destruktive dhe për të vijuar furnizimin me alibi dhe me justifikime negative të të gjithë atyre që për arsyet e tyre nuk e duan as zgjerimin e Europës e aq më pak çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha Rama.
Ai tha se maxhoranca është e gatshme të dialogojë me opozitën, por theksoi sërish se nuk ka gatishmëri për të negociuar Kushtetutën.”S’kemi asnjë gatishmëri për të negociuar Kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithëve ta respektojmë në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe nuk i përkasin partive. Ne kemi të gjithë gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtëparlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin për vazhdimësinë e këtij Parlamenti, një detyrim që buron nga një mandat i qartë”, tha më tej kryeministri.
Zgjedhjet e 30 qershorit tha ai, nuk negociohet, duke i dhënë kështu dhe përgjigje kreut të shtetit që u shpreh i gatshëm të ndryshojë dekretin. Ai vlerësoi ndër të tjera se Raporti i KE vlerësoi rrugën e reformave të qeverisë.
