Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

 Inter shkatërron Milanin, zikaltërit fitojnë derbin e pestë radhazi me “manita”

20:05 / September 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4799
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inter ka mposhtur me “manita” Milanin ditën e sotme, ku zikaltërit fituan me shifrat 5-1.

Serinë e golave e hapi Mkhitaryan, pasi në minutën e 5’ një gjuajtje e dobët nga Dimarco përfundoi në këmbët e armenit i cili më pas e dërgoi në rrjetë.

Goli i dytë erdhi nga Marcus Thuram në minutën e 38’. Sulmuesi francez goditi një predhë nga distanca dhe topi ishte i pamundur për t’u ndalur nga Maignan.

Në pjesën e dytë Milan reagoi, pasi në minutën e 57’, Theo Hernandez la topin për Leao dhe portugezi shënoi përballë zvicerianit Sommer.

Por kuqezinjtë nuk patën forcën për të përmbysur shifrat. Inter shënon përsëri në minutën e 69’ me Mkhitaryan përsëri. Inter nuk u mjaftua me kaq, pasi në të 79’, Calhanoglu shënoi edhe të katërtin falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Lautaro Martinez.

Megjithatë, skuadra e Inzaghit nuk ka toleruar fare, pasi në minutën e 93’ të ndeshjes, Davide Frattesi shënon edhe golin e pestë.

Në këtë derbi pati edhe minuta për Kristjan Asllanin, pasi mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 80’ të sfidës. Inter kështu merr kreun e Serie A dhe shënon një rekord personal me 5 derbi të Milanos të fituara radhazi gjatë vitit 2023.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.