Studiuesi Auron Tare publikoi sot në llogarinë e tij në Facebook dy foto interesante. Ish kryeministri shqiptar Mehmet Shehu dhe udhëheqësi kinez Mao Ce Duni janë stampuar në një foto, në enë porcelani. Sakaq në anën tjetër të vazos është shkruar dicka që ende nuk është përkthyer në shqip. Tare shton se vazoja e rrallë është gjetur ditët e fundit në një koleksion privat në Londër cka e shton kuriozitetin për të.
Postimi i plotë:
Te dashur Miq. Po e filloj Vitin e Ri me nje postim interesant per nje objekt arti te periudhes se miqesise shqiptaro –kineze, nje vazo porcelani ku duket Mehmet Shehu dhe Mao Ce Dun duke i shtrenguar doren njeri tjetrit. Nga ana e pasme nje mbishkrim ne gjuhen kineze. Nje vazo shume e rralle e ndodhur ne nje koleksion privat ne Londer por qe nuk kam ndonje info se si ka perfunduar ne kete koleksion. Kush mund te kete ndonje ide do ishte me interes ta ndante.
Ndërkohë Artan Shkreli komenton se; “Nuk eshte natyra e vazos qe prodhohet ne seri… pastaj po te qe aty Enveri edhe mund te mendohej nje gje e tille. Eshte nje realizim perkujtimor i takimit, bere menjehere pas tij. Fakti se nuk eshte shqip te ben të mendosh se ishte pjese ekspozeje personale ne Kine e jo Shqiperi. Gjthsesi po flasim me hamendje se duhet perkthyer dhe per me teper duhen pare imtesirat e origjinalit”. /p.h./