Serie A e futbollit është në javën e pestë. Këtë të dielë me fillim nga ora 12:30, Interi fitoi 0-1 kundër Empolit falë një goli të Dimarco. Në 15:00, Atalanta siguroi tri pikë duke mundur 2-0 Cagliarin, teksa Fiore mundi 0-2 Udinesen. Në 18:00 Bologna dhe Napoli barazuan 0-0.
Në “Carlo Castellani” një supergol i Frederico Dimarco-s i ka mjaftuar Interit të marrë tri pikët në javën e 5 të Seria A kundër Empolit. Edhe pse ne letër ishte një ndeshje e lehtë për zikaltërit, e pati shumë të vështirë në transfertën kundër ekipit që zbriti tre titullar shqiptar në fushë. Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Steven Shpendi 90 minutat kundër Interit i mbyllën me rezultatin 0-1. Për rrjedhojë Interi vijon me pikë të plota pas 5 javësh kampionat, ndërsa Empoli ende s’e ka shijuar pikën e parë për këtë sezon. Vetëm një javë më parë u mposhtën në Romë me rezultatin e frikshëm 7-0 nga skuadra e Mourinho-s.
Në sfidat e tjera, Atalanta fitoi 2-0 me Cagliarin falë golave të Lookman dhe Pasalic. Fiorentina fitoi 0-2 në transfertë kundër Udineses, me gola të Quarta dhe Bonaventura. Në “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Napoli barazuan 0-0. Për kampionët në fuqi të Italisë, Osimhen humbi penalltinë në minutën e 72, çka mund t’i jepte djemve të Rudi Garcias tri pikë. Napoli ka tre ndeshje që nuk ia del të fitojë dhe momentalisht është në vendin e shtatë.
Serie A – java 5:
Atalanta 2-0 Cagliari
Udinese 0-2 Fiorentina
Bologna 0-0 Napoli
20:45 Torino – Roma