Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Interi i falet një goli, Atalanta bën detyrën! Napoli ka harruar të fitojë në Serie A

21:00 / September 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Inter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serie A e futbollit është në javën e pestë. Këtë të dielë me fillim nga ora 12:30, Interi fitoi 0-1 kundër Empolit falë një goli të Dimarco. Në 15:00, Atalanta siguroi tri pikë duke mundur 2-0 Cagliarin, teksa Fiore mundi 0-2 Udinesen. Në 18:00 Bologna dhe Napoli barazuan 0-0.

Në “Carlo Castellani” një supergol i Frederico Dimarco-s i ka mjaftuar Interit të marrë tri pikët në javën e 5 të Seria A kundër Empolit. Edhe pse ne letër ishte një ndeshje e lehtë për zikaltërit, e pati shumë të vështirë në transfertën kundër ekipit që zbriti tre titullar shqiptar në fushë. Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Steven Shpendi 90 minutat kundër Interit i mbyllën me rezultatin 0-1. Për rrjedhojë Interi vijon me pikë të plota pas 5 javësh kampionat, ndërsa Empoli ende s’e ka shijuar pikën e parë për këtë sezon. Vetëm një javë më parë u mposhtën në Romë me rezultatin e frikshëm 7-0 nga skuadra e Mourinho-s.

Në sfidat e tjera, Atalanta fitoi 2-0 me Cagliarin falë golave të Lookman dhe Pasalic. Fiorentina fitoi 0-2 në transfertë kundër Udineses, me gola të Quarta dhe Bonaventura. Në “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Napoli barazuan 0-0. Për kampionët në fuqi të Italisë, Osimhen humbi penalltinë në minutën e 72, çka mund t’i jepte djemve të Rudi Garcias tri pikë. Napoli ka tre ndeshje që nuk ia del të fitojë dhe momentalisht është në vendin e shtatë.

Serie A – java 5:

Empoli 0-1 Inter

Atalanta 2-0 Cagliari

Udinese 0-2 Fiorentina

Bologna 0-0 Napoli

20:45 Torino – Roma

atalanta detyren interi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.