Ura Vajgurore është një nga Bashkitë e qarkut të Beratit e cila fatmirësisht nuk ka asnjë person të prekur me Covid-19. (të dhënat zyrtare i gjeni këtu)
Në një intervistë për Tirananews.al, kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj shprehet se Bashkia që ajo drejton ka qënë në sinkron me zbatimin e të gjitha masave të përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe të urdhrave të qeverisë.
Një rol kyç në menaxhimin e situatës së krijuar kanë edhe autoritetet vendore si pjesë e strukturave të përcaktuara në ligjin e Fatkeqësisë Natyrore, Memaj shprehet se “perveç rolit edhe masave të strukturave, sukses në këtë përballimin e situatës kanë edhe vetë qytetarët e Urës Vajgurore, duke qënë se kanë qenë shumë rigoroz, në zbatimin e masave edhe udhëzimeve.”
INTERVISTA E PLOTË
Ura Vajgurore nuk ka asnjë person të prekur nga Covid 19 fatmirësisht, por veç kësaj si çdo autoritet vendor edhe Bashkia qe ju drejtoni ka marrë masat e veta, apo jo Znj Memaj?
-Fatmirësisht, Ura Vajgurore nuk ka asnjë person të prekur nga Covid 19. Bashkia Ura Vajgurore, është pjesë e shtabit operacional të ngritur në bazë të ligjit për mbrojtjen civile, për menaxhimin e situatës së krijuar nga kjo pandemi.
Ka pasur një koordinim të shkëlqyer të punës midis strukturave qëndrore me ato vendore nëpërmjet prefektit të qarkut në nivel operacional, si edhe një koordinim të punës për adresimin e problematikave me ministrinë e Brendshme, nëpërmjet shoqatës për autonomi vendore.
Njësitë vendore për nga natyra e funksioneve te tyre duhet te jenë sa me pranë qytetarëve, aq më tepër në nje situatë të tillë që lidhet direkt me jetën dhe shëndetin e tyre.
Dhe si i keni qëndruar Ju, institucioni që ju drejtoni, pranë qytetarëve në këtë situatë?
Gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur të informojmë qytetarët për çdo urdhër dhe udhëzim të ardhur nga qeveria, si dhe të ndërmarrim masat e nevojshme në territorin që kemi në juridiksion, për të parandaluar COVID 19, si edhe t’u vijmë atyre ne ndihmë.
Desha të theksoj faktin që një faktor i rëndësishëm për mos prekjen nga infektimi, përveç rolit edhe masave të strukturave, kanë edhe vetë qytetarët e Urës Vajgurore, duke qënë se kanë qenë shumë rigoroz në zbatimin e masave edhe udhëzimeve.
https://www.facebook.com/MemajJuliana/videos/242059933629220/
Dhe për të nisur prej ketu, cilat ishin masat që morri Bashkia e Urës Vajgurore që në nisje të kësaj beteje?
Bashkia Ura Vajgurore, menjëherë me njoftimin e situatës, mori masat për të realizuar disa nga detyrat qe i dilnin asaj për përballimin e situatës.
-U ngrit shtabi operacional në nivel bashkie, pjesë e të cilit ishin strukturat e urgjencës shëndetësore edhe ambulancave qe shtrihen në territor, struktura e shërbimit social, struktura e patronazhistëve, struktura e postës, shërbimi zjarrëfikës dhe policia bashkiake.
-U mbyllën shkollat, sipas urdhrit te Ministrisë së Arsimit.Nga bashkia u mbyllen kopshtet, çerdhet, si edhe u mbyll qendra multifunskionale e femijëve me aftësi të kufizuar. Gjithashtu edhe tregjet publike. Bashkia vuri ne dispozicion te qytetarëve, numrin jeshil 08007161, në mënyrë që qytetarët të paraqisnin aty çdo problematikë, përveç urgjencave mjekësore.
Vendimarrje e menjëhershme për dhënie të ndihmës së paketës ushqimore familjeve ne nevojë, si dhe për dezinfektimin e ambienteve publike , rrugëve më të frekuentuara nga njerëzit , shesheve publike , kopshteve edhe çerdheve, urgjencave shëndetësore, ambulancave, palallateve etj. Pjesa e familjeve që përfitonin ndihmë ekonomike nga bashkia, përfituan ne muajin Mars dyfishin e masës se ndihmës, referuar edhe udhëzimeve të qeverisë.
Cilat janë masat e marra nga autoritetet vendore për të lehtësuar biznesin lidhur me taksat?
-Në mbledhjen e Këshillit të muajit Maj, do të paraqesim materialin për shtyrjen e afatit të pagesës se detyrimeve të biznesit të vogël deri në 20 Shtator. Taksa e hapësirës publike edhe ajo e tregut per muajit mars , prill , maj, nuk do te përllogariten në njoftim-vlerësimin e biznesit.
Sa familje kanë marrë ndihmë në këtë periudhë?
Në këtë periudhë kanë marrë ndihmë ushqimore, 1 190 familje, të shpërndara në gjithë territorin. I jemi pergjigjur 278 kërkesave të ardhurave në numrin jeshil.
Kemi dhënë rreth 440 asistenca ne familje që kanë patur nevojë. Në dhënien e kësaj ndihme, një kontribut të veçantë kanë pasur edhe donatorët, ku në bashkinë Ura Vajgurore renditen 15 të tillë.
Pjesë e paketës kanë qënë edhe pensionistët e vetmuar, familje në ndihmë ekonomike, familje me femijë me aftesi të kufizuar, familje që kanë rezultuar me kryefamiljaret te papunë per shkak te pandemisë dhe që nuk kanë qënë të regjistruara ne zyrat e punes.
Desha të theksoj këtu , se janë përfshirë në dhënien e donacioneve njerëz të zakonshëm, pensionistë, të rinj, mësues, etj.
Si po e organizon punën institucioni i Bashkisë në këtë periudhë?
Puna në bashki vijon edhe pse me orar të reduktuar, 8:00 me 13:00. Kanë leje te detyruar nënat me fëmijë si edhe personat mbi 60 vjeç si dhe personat me sëmundje kronike.
Sektori i mjedisit, shërbimet publike, policia bashkiake, patronazhistët , sektori i ndihmës sociale, kanë qënë sektorët që kanë punuar me orare te tejzgjatura.
Një pjesë e adminsitratës kanë punuar on-line, edhe me orare te tejzgjatura , per t’iu pergjigjur ritmit të kërkuar nga shtabi operacional, si edhe për të qënë te kudogjendur me verifikimin e ankesave edhe problematikave të adresuara , kryesisht për ndihmen ndaj familjeve në nëvojë.
Si po vijon puna për investimet publike, a janë ndërprerë ato?
Kishte një periudhë ndërprerje për Marsin, por pas heqjes se kufizimeve puna ka vijuar me ritëm. Është në përfundim rehabilitimi i sheshit në qëndër të qytetit (faza e dytë).
Vijojnë punimet në rikonstruksionin e ujësjellësit në Gurin e Bardhë edhe Pashalli. Vijojmë punën me rehabilitimin e kanaleve kulluese edhe vaditëse. Gjithahtu është drejt përfundimit, rikonstruksioni i shkollës Samaticë.
Një apel për qytetarët Znj Memaj?
Po, patjetër. Të dashur qytetarë, falë rigorozitetit tonë të perbashkët për respektimin e rregullave që imponon situata, ne ja kemi dalë të kemi sot , 0 te infektuar nga Covid 19. Ju bëj thirrje te vijojmë qëndresën me të njëjtën përgjegjshmëri dhe durim sepse vetëm kështu do t’ia dalim!
Bashkia e Urës Vajgurore është bashkia e dytë me e madhe e Qarkut, kjo sa i përket potencialit ekonomik dhe faktit që është ‘Porta hyrëse’ për këtë qytet.
Investimet dhe transformimet në këtë bashki kanë qënë të dukshme dhe rrënjësore, ndonëse shumë projekte nuk kanë përfunduar ende, por siç shprehet edhe vetë Znj.Memaj” “Puna ka vijuar me ritëm”.