Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

INTERVISTA/ Sporti dhe koronavirusi, trajneri i boksit Sead Bushati: Testi COVID në kontrollet mjekësore. Palestrat…

10:43 / May 4, 20206 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sead bushati ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi solli papritur në Shqipëri dhe në botë një tjetër mënyrë jetese që secili prej nesh u detyrua të mësohej brenda pak ditësh duke jetuar 24 orë në 24 brenda mureve të shtëpisë pranë familjes. Për shumë prej nesh ishte e vështirë përshtatja me këtë situatë, e sidomos sportistët, ata që do të duhet të ushtrohen përditë e që fjalën “izolim” ndoshta nuk e njohin në profesionin e tyre. Mirëpo kjo situatë do të shërbejë dhe si një reflektim në çdo sferë të jetës ku asgjë nuk do të jetë më si më parë dhe do të duhet të përshtatemi me kushte të reja.
Sead Bushati është ndër ish- boskierët më të njohur në vend, sot trajner dhe pedagog ne universitetin e Sporteve. E ka nisur karrierën e tij që 11 vjeç me Vllazninë e Shkodrës, ka fituar tituj të shumtë dhe sot është trajner i boksit në kryeqytet. Në një intervistë për tirananews.al krahas situatës aktuale që po përjeton sporti dhe jo vetëm, për profesor Seadin edhe sporti do të pësojë ndryshimet e veta.

“Çdo boksier para kompeticioneve, perveç kontrolleve mjeksore të detyrueshme duhet të bëjë testin Covid i cili ka koston e vet. Situata nuk është e lehtë përderi sa vaksina nuk ështe e gatshme. Jam i mendimit që fillimisht stervitjet të zhvillohen në natyrë në mënyre që të ketë njëfarë distancimi. Më pas palestrat duhet të kenë kushtet dhe higjenën e duhur për zhvillimin e stërvitjes”, thotë ai.

Sead urojmë të jeni mirë me shëndet familjarisht. Pyetja që na lind natyrshëm është si mund të qëndrojë në izolim një sportist? Si po i kaloni ditët e karantinës pranë familjes?
Qe ditet e para kur u ndalua gjithçka ishte nje ndryshim thelbësor në jeten e secilit, sidomos kjo tek sportistet. Padyshim që për nje sportist qendrimi ne izolim ështe diçka e vështirë, pasi çdo ditë sportistët janë mësuar të bëjnë ushtrime, vrapime në natyrë dhe të kene nje jetë shum aktive. Mendoj që menyra më e mirë gjatë qëndrimit në izolim eshtë të improvizojnë ushtrime fizike né kushte shtëpije që ndikojnë në mbajtjen e formës sportive, pasi për të bërë stërvitjet dhe lëvizjet boksit nuk duhen shum metra katrorë. Ato duhet të kenë kujdes edhe me konsumimin e ushqimit, në mënyrë që të mos ndikojë në shtimin në peshë. Krahas kësaj mund ta mbushin kohën e tyre duke lexuar ndojnjë libër në mënyrë që mos të shpenzojnë shum kohë në internet. Qendrimi në shtëpi nuk duhet t’i kthehet në stres këto kohë, pasi mendoj që kjo është një periudhe kalimtare dhe për këtë duhet një vullnet i fortë nga secili.

sead trajner

Një karrierë e gjatë si boksier, një nga emrat më të njohur të boksit shkodran, prej vitesh tashmë trajner i këtij sporti. A ju ka kthyer sadopak nostalgjik kjo periudhë për ato kohë? Duke reflektuar dhe situatën aktuale si e shihni të ardhmen e boksit?
Ana më pozitive ështe gjatë kësaj periudhe eshte qëndrimi pranë familjes dhe fëmijëve të mi, përkushtimi ndaj tyre, gjë që më kishte munguar duke qënë se angazhimi im me punën dhe stërvitjen mbasdite nuk më linte shume kohë të kaloja me ta. Kohen tjeter e kaloj duke bërë pak stërvitje dhe duke lexuar.
Pjesa më e madhe e jetës sime ka qënë sporti, duke e filluar që në vitin 1991 kur isha 11 vjeç. Kam pasë një karrierë të pasur me shumë trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë si sportist me ekipin tim të zemrës Vllazninë e Shkodrës sime të dashur nën drejtimin e trainerit legjendar Zef Gjoni. Janë vite që i kujtoj me nostalgji. Më pas me Tiranen gjatë viteve të shkollimit në Universitetin e Sporteve. deri në vitin 2008. Nga atëherë e deri më sot vazhdoj karrieren si trainer, ku edhe këtu kam pasë suksese të shumta.

Tani kanë kaluar dy muaj që kur vendi ka hyrë në karantinë dhe pak nga pak po lirohen dhe masat. Ju ndërkohë jeni dhe administrator i një palestre. A mendoni se duhet të përfshihen në bizneset që lejohet aktiviteti edhe palestrat? A duhet dhe a janë përfshirë ato në skemën e mbështetjes së qeverisë?

Përsa i perket boksit pritet qe do të kete ndryshime pas Covid 19, si çdo sport tjeter. Stervitjet dhe kompeticionet janë të ndaluara. Mendoj qe edhe pas kalimit të situates së virusit, brenga dhe frika do të jetë e madhe për shoqerinë tone kjo edhe për komunitetin e boksit. Çdo boksier para kompeticioneve, perveç kontrolleve mjeksore të detyrueshme duhet të bëjë testin Covid i cili ka koston e vet. Situata nuk është e lehtë përderi sa vaksina nuk ështe e gatshme. Jam i mendimit që fillimisht stervitjet të zhvillohen në natyrë në mënyre që të ketë njëfarë distancimi. Më pas palestrat duhet të kenë kushtet dhe higjenën e duhur për zhvillimin e stërvitjes.

sead bushati skender kurti
Sead Bushati dhe Skender Kurti

Ju keni pasur një miqësi të ngushtë me tranierin e boksit Skënder Kurti, i cili fatkeqësisht humbi betejën me koronavirusin. Si e kujtoni Nerin, siç e thërrisnin miqtë e tij?

Miqësia ime me profesor Skënder Kurtin daton që në vitin 2005. Duke qënë se isha student Universitetin e Sportit dhe jetoja Tiranë, iu bashkova thirrjes së tij për tu stërvitur me ekipin e Tiranës. Ndihmesa e tij në ato vite për mua ka qënë e madhe. Vija pas një dëmtimi në gju, ishte ndër personat e vetëm që më jepte kurajo dhe më thoshte që ti do rikthehesh në ring, edhe më i fuqishëm. Dhe ashtu ndodhi! Përveç raportit sportist-trajner, kam pasë një lidhje shumë miqësore. Me lënien e sportit fillova të aktivizohem si trajner, ishte pikërisht profesor Neri ai që më ofroi si ndihmës në ekipin e Tiranës në vitin 2009. Së bashku arritëm suksese historike për ekipin e Tiranës duke nxjerrë breza të mrekullueshëm sportistesh. Të them të drejtën humbja e tij e parakohshme mërziti gjithë komunitetin e boksit! Një dhimbje e madhe për familjen, ku nuk patëm mundesinë as ti gjindemi pranë në ato momente të vështira, ose ti jepnim lamtumirën me nderime ashtu siç i takonte profesorit, kolegut, mikut Ner Kurti!/ tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi

21:41 / November 24, 2026

Hetime për abuzime me 13-vjeçaren, arrestohen dy persona

20:58 / November 24, 2026

Shkodër/ Si u përfshi Ganjolla në hartën e kanabisit, fshati që njihej vetëm për prodhime bujqësore

19:46 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.