Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Investime në tre portet kryesore/ Kristo: 25 milionë euro për infrastrukturën portuale dhe peshkimin

22:20 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peshkimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo u shpreh se 25 milionë euro është vlera e investimit në tre portet kryesore të vendit në zhvillimin e ekonomisë detare, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit.

Në një intervistë televizive, Kristo tha se “investmet do të përdoren për rindërtimin e portit të peshkimit të Vlorës, të Shëngjinit dhe Durrësit”.

“Projektet e reja synojnë transformimin tërësor të portit të peshkimit në Vlorë, ku vlera e projektit arrin në 14.5 milionë euro, 4.5 milionë euro do të investohen në portin e Shëngjinit dhe për portin e Durrësit i cili do të ketë një zgjerim të mëtejshëm me qëllim që të përballojë nevojat në rritje të flotës së peshkimit do të investohen 4.5 milionë euro”, u shpreh ai.

Konsumi vjetor në vendin tonë arrin në 12 mijë tonë peshk, ndërsa flota e peshkimit numëron mbi 500 anije që përfitojnë naftë pa akcizë, që ndihmon peshkimin të ketë rritje nga viti në vit.

“Aktualisht anijet e peshkimit e marrin naftën me 39 dollarë/litër, që është një çmim shumë favorizues. Kjo ka sjellë që nga koha kur ka hyrë skema e lehtësisë fiskale për naftën e peshkimit të kemi një formalizim maksimal të këtij sektori, pasi faturat e naftës janë të lidhura me faturat e peshkut të shitur me TVSH-së”, – tha Kristo.

Shqipëria ka një vijë bregdetare të gjatë çka mundëson zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së peshkimit. /atsh/

investime peshkimin portet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.