Inxhinierë strukturash nga SHBA kanë mbërritur në Shqipëri në ndihmë të vlerësimit të dëmeve në godina dhe infrastruktura.
Sipas ambasadës së SHBA në Tiranë, ekspertët janë nga Departamentet Zarrfikëse të konteve të Fairfax dhe Los Angeles.
POSTIMI I AMBASADES
USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve.
