Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

iPhone në qendër të kritikave, ja si ju vjedh të dhënat personale

10:19 / May 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iphone reklama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një numër i madh i aplikacioneve për iOS, sistemin operativ të iPhone mbledh të dhënat personale të përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Pasi bëri një monitorim të Software, The Washington Post zbuloi se më shumë se 5400 aplikacione shpërndanin të dhëna nga pajisja në palë të treta. Të dhënat janë të shumta që nga informacionet sensitive, si adresa emaili, numra telefoni, adresa IP, vendndodhja e saktë e përdoruesit etj.

Këto aplikacione ngarkohen kur i zoti i telefonit është në gjumë, ose telefoni nuk po përdoret. Shpesh ato marin avantazh nga komanda ‘Background App Refresh’ e Apple, e cila lejon aplikacionet të transmetojnë të dhëna kur ato nuk përdoren shpesh. WP zbuloi se këto të dhëna u kalonin palëve të treta si Amplitude, Appboy apo Demdex.

“Këto janë të dhënat tuaja. Pse duhet t’i marrin nga telefoni juaj? Pse duhet të merren nga dikush kur ju nuk e dini as se çfarë do të bëjnë me to?. Unë e di vlerën e të dhënave të mia, dhe nuk dua që ato të bien në duart e dikujt që nuk duhet”, thotë Patrick Jackson, shefi i teknologjisë për privatësinë i kompanisë Disconnect.

Aplikacionet gjurmuese janë të vështira për tu bllokuar, ndryshe nga cookies të cilat janë pjesë e kodit të browser-it, kryesisht për shkak se gjurmuesit janë të lehtë të kalojnë pa u vënë re, sipas The Post.

Media amerikane shkruan se për këtë problem përgjegjësia bie mbi Apple, e cila duhet ti kontrollojë më mirë këto aplikacione, duke qenë se iOS është pronë e saj.

Kompania duhet tu kërkojë aplikacioneve që të jenë më transparente në lidhje me gjurmuesin që përdorin në mënyrë që përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se si monitorohen të dhënat e tij.

iphone
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.