iPhone i ardhshëm do të publikohet në vjeshtë por ama kanë nisur të dalin pamjet e para sipas zërave që qarkullojnë në mediat për risitë teknologjike. SlashLeaks thotë se iPhone XI duhet të ketë një njësi të ndarë fotografimi brenda një kuadrati, me tre sensorë dhe një flash LED.
Sipas pamjeve na kujton fotokamerën e Mate 20 Pro të Huawei. Por nuk është në qendër por në pjesën e sipërme në anën e djathtë. Një ndryshim tjetër është se kamerat nuk janë të vendosura në mënyrë simetrike, por trekëndësh.
Zërat që qarkullojnë deri tani thonë se pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max mund të kenë tre sensore mbrapa prej 12 megapiksel, dhe një të përparme gjithashtu me të njëjtën përmasë.
Përveç telefonit të tij në 2019, Apple mund të kopjojë një funksionalitet nga smartphone rivalë të Huawei dhe Samsung, mundësinë e përdorimit të një retro të telefonist si platformë karrikimi pa fije, për ti ridhënë energji pajisjeve të tjera, pra karrikimi wireless.
