Një grup sportistësh nga Irani i kanë kërkuar së fundmi FIFA-s që të përjashtojë kombëtaren e tyre nga Kupa e Botës në Katar e cila do mbahet pas një muaji.
Në adresën e FIFA-s ka mbërritur një letër e papritur, ku kërkohet që kombëtares së Iranit t’i ndalohet pjesëmarrja për shkak të “brutalitetit dhe armiqësisë” ndaj popullit të vet.
Në letër thuhet gjithashtu se grave u është mohuar hyrja në stadiume prej vitesh. Ndërkohë, është zbuluar se kush e ka dërguar letrën në adresën e FIFA-s. Këta janë një grup atletësh të famshëm iranianë.
Irani është në një grup me Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin në Kupën e Botës në Katar, por gjithnjë e më shumë po flitet për një përjashtim të mundshëm të Iranit nga ky kompeticion.