Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Iris Luarasi kërkon kastrim kimik për pedofilët

21:50 / June 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Iris Luarasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Iris Luarasi, e cila drejton që Qendrën e Këshillimit për gra dhe vajza kundër dhunës në familje, kërkoi kastrim kimik për personat që kryejnë abuzime seksuale me të mitur.

“Në fakt kur e hodha këtë si ide sot në rrjetet sociale, shumë menduan mos është kjo një ide si ato që vijnë nga mesjeta? Në fakt nuk është një histori që vjen nga mesjeta, është diçka që ndodh në vendet e zhvilluara. E ke në Kalifornia që në fillim të viteve 1990 ligjin për kastrimin e pedofilëve. Në vitin 2019 është shteti i Alabamës në SHBA që miratoi ligjin për kastrimin kimik të pedofilëve, sepse duhet theksuar kjo, bëhet fjalë vetëm për kastrim kimik. Dhe elementi tjetër pastaj është se vende si Shqipëria ku njerëzit lëvizin nga një qytet të tjetrin në mënyrë të pakontrolluar, pa asnjë lloj diskutimi kjo mund të kthehet në një lloj parajse për shumë pedofilë. Një pedofil që edhe mund të ketë marrë dënimin maksimal nga gjykata, mund të ndodhë që të dalë nga burgu, të ndërrojë lagjen nëse jeton në Tiranë. Apo të ndërrojë qytetin nëse jeton në një qytet tjetër dhe në momentin që ndodh kjo, asnjëri nga ne nuk e kupton që komshiu që ka ardhur me qira në apartamentin përballë është një njeri që është dënuar nga drejtësia për pedofili. Kjo kërkon nga ana tjetër jo vetëm pjesën e kastrimit kimik, por edhe bërjen e një regjistri publik dhe zyrtar për të gjithë ata që janë pedofilë. Edhe kur ata të kryejnë dënimin, duhet të ekzistojnë në një regjistër me figurë dhe emër e mbiemër, në mënyrë që shoqëria të dijë se kush po jeton në pallatin përballë. Kjo është diçka që e bën shumë të vështirë pastaj gjuetinë e predatorëve“, deklaroi Luarasi sot në media.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.