Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e ish-kryeministri Sali Berisha, për vrasjen e Azem Hajdarit sonte në Opinion. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka bërë ironi duke thënë se në vend që të fliste para gjykatës speciale, Berisha ka zgjedhur të dëshmojë për vrasjen e Azem Hajdarit përpara Blendi Fevziut. Ndër të tjera, ai thotë se nëse do të ishte i pranishëm në studio do të kishte bërë disa pyetje pasi ka qenë vetë ai që ka publikuar të dhënat dhe provat konkretet të vrasjes së Hajdarit.
POSTIMI i PLOTË i ARTAN HOXHËS
Më në fund Sali Berisha, vendosi të dëshmoje për vrasjen e Azem Hajdarit!!!
Madje duke përmendur publikisht, për herë të parë, pas 21 vitesh nga vrasja e tij, emrin e Fatmir Haklajt… Por, në vend të gjykatës speciale, Doktori, ka vendosur të dëshmojë përpara Fevziut, në Opinion… Nëse do teëisha sot në studio, do ti kisha bërë disa pyetje interesante, edhe pse gjatë 22 viteve nga “Vrasja e shekullit”, jam gazetari që kam publikuar një pas një, dëshmite, videot dhe provat konkrete…
Kampionati vazhdon….”