Ashtu si në Itali, edhe në Tiranë qindra qytetarë iu bashkuan nismës për të duartrokitur stafin mjekësor i cili është në radhën e parë të betejës ndaj koronaviruesit.
Ndërkaq, nuk kanë munguar edhe ironitë e mjekëve, të cilët duke falenderuar qytetarët për këtë vlerësim në këto momente të vështira, u kanë kujtuar atyre që t’I vlerësojnë edhe në ditët e tjera të vitit dhe jo veç në këto ditë.
Një prej tyre është edhe mjeku Sotirqa Lako. “Duartrokitjet do te me pelqenin. Optimizem dhe Frymezim. Por 15 minuta sot jane shume, na i shperndani minutat per muajt dhe vitet pasardhese. Se njerezit harrojne shpejt, sidomos tek ne”, shprehet mjeku Lako.
Top of Form
Bottom of Form