Ish anëtari i PS-së në KQZ, Artan Lazaj, shkruan se dekretet e Presidentit nuk mund të atakohen në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një statusi në faqen e tij në rrjetet sociale, ish anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sugjeron leximin e kompetencave të Gjykatës Administrative.
“Per ata qe skane sy te lexojne e vesh qe degjojne: Dekreti i Presidentit nuk eshte akt administrativ individual dhe as akt normativ qe te jete objekt i shqyrtimit nga Gjykata Administrative. Per me teper lexoni nenin 1,2 dhe 3 te Ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatave administrative””, shkruan Lazaj në Facebook.
