Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-banore e “Big Brother”, zbulohet partnerja misterioze e Sokol Ballës

18:23 / January 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme gazetari Sokol Balla njoftoi se ishte bërë për herë të tretë baba, ndërkohë që lidhjen ka tentuar që ta mbajë larg vëmendjes dhe syve të publikut. Ai tha se ishte bërë me një vajzë, por sërish tentoi që të mos e tregonte emrin e partneres së tij të dytë, pas ndarjes me ministren Belinda Balluku.

Partnerja e Ballës, me të cilën para një muaji ka sjellë në jetë dhe një vajzë është ish-banorja e ‘Big Brother 9’ Sidrita Sadikaj, e cila aktualisht është e punësuar në Bashkinë e Tiranës, shkruan Faxweb.

Sadikaj, 27-vjeçare, është nga Suhareka, dhe ka ardhur në Tiranë për angazhimin e saj në Big Brother në 2017-tën dhe prej asaj kohe duket se ka zgjedhur që të mos largohet më nga Shqipëria duke gjetur dhe dashurinë e jetës së saj. Ajo pati një lidhje kalimtare edhe brenda programit, me një model, por ndarja erdhi shumë shpejt pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme televizive e asaj kohe.

Edhe vetë Sadikaj është tepër e rezervuar në rrjetet e saj sociale, ku ende nuk ka postuar një foto të vajzës që ka ardhur në jetë, ndërkohë që në disa postime të tjera, nëse sheh me vëmendje fotot, janë të njëjta me destinacionet që poston Balla në rrjetet e tij sociale.

Duke folur për marrëdhënien që ka me fëmijët, Balla u shpreh gjatë ditës së djeshme, se tashmë ndihej i plotësuar. “Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët.

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse në vijim Balla do të vendosë të bëjë publike fotografi të anëtares më të re të familjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.