Qeveria e Afganistanit do të kthejë disa ish-baza të huaja ushtarake në zona ekonomike për bizneset. Vendimi u njoftua të dielën nga zv/kryeministri për çështjet ekonomike, Mullah Abdul Ghani Baradar.
“Ministria e Industrisë dhe Tregtisë vendosi të merrte në mënyrë progresive kontrollin e bazave të mbetura ushtarake të forcave të huaja me synimin për t’i kthyer ato në zona të veçanta ekonomike”,-tha Mullah Baradar.
Ai shtoi se projekti do të fillojë me vende në kryeqytetin e Kabulit dhe provincën veriore të Balkhut, por nuk dha detaje të mëtejshme. Afganistani është përballur me një krizë të thelluar ekonomike dhe humanitare që kur talebanët rimorën kontrollin e vendit në gusht 2021.