Ish deputeti i PD për Beratin, Astrit Veliaj, i cili u përjashtua nga listat e kandidatëve për deputet ka hedhur akuza të forta në drejtim të bazës së PD, ose siç e cilëson ai grupi i njerëzve që ka kapur partinë, se në qarkun e Beratit po kandidojnë persona me rekorde kriminale.
“Kam pasur një raport të shëndetshëm me njerëzit që kanë pasur raport me të vërtetë, kam qen kritikë nga njerëz që janë të përfshirë në krime apo abuzime dhe aktualisht në PD në qarkun Berat kandidojnë persona të inkriminuar”, tha ish deputeti demokrat.
Sa për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, Astrit Veliaj e vlerësoi për elokuencën dhe vlerat e tij perëndimore, por që nuk ka forcën e duhur për të ndëshkuar pandëshkueshmerinë dhe se kjo do të jetë një probleme nëse si merr qeverinë. Për këtë Astrit Veliaj tha se Basha le të rrijë kryetar partie, por nuk mund të jetë kryeministër dhe se në atë post duhet propozuar një emër që është larg baltosjes nga politika. Veliaj tha se Basha nuk e ka forcën e duhur të ndëshkojë shkejne e parimeve dhe në këtë rast duhet treguar lider dhe jo të mendojë për karrigen e tij por të zgjedhë një emër me vlerë nga çdo fushë akademike apo biznesi që PD ka me shumicë.
