Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha ka ironizuar Sali Berishën për mënyrën e turpshme të ikjes së tij nga Partia Demokratike.
Ai shkruan se u gëzua kur e pa Berishën të ulur në rreshtin e parafundit të Kuvendit, pasi ai është pikërisht vendi ku ulej edhe ai.
Duke i zgjuar kujtime nga e shkuara, ai shprehet se dikur ai dhe kolegët e tij që uleshin në atë pozicion ishin vetëm “Back Bencher”, ndërsa sot është AI, Sali Berisha një “Back Bencher”.
Çfarë është Beck Bencher? Një person i cili është mbështetës i një partie por nuk mban poste drejtuese.
Statusi i plotë
Doktor, urime per fillimin e legjislatures se re.
Une u gezova shume, sepse je ulur ne karriken ku ulesha une dikur dhe me riktheve kujtimet.Une dhe koleget e mij qe uleshim ne rreshtin e fundit nuk ishim vetem “back-bencher”, por edhe kandidate per t’u perzene nga partia.Te kujtohet kur thoje per ne: “vota e tyre kunder nuk do mbahet shenim ne memorien historike te partise, nuk do kete asnje pasoje”.
Ne kishim votuar kunder nje pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut kete. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja.Pastaj na perzure ne grup.Tani Luli pabesisht te beri “beck-bencher”, si ne, duke te lavderuar.Une nga ajo karrike ruaj kujtime te mira, sepse sa kohe ulesha aty populli me respektonte si njeri me integritet, te paster e me dinjitet.
Une edhe sot jam krenar, sepse ate karrike ku ulesha nuk e turperova kurre. Po ti, do ta nderosh dot?
