Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish deputeti i LSI: Mund të fundosemi nga vala e COVID në vjeshtë nëse…

09:09 / August 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
panariti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish deputet i LSI-së Edmond Panariti paralajmëron se pa u trefishuar kapacitetet, logjistika dhe teknologjia spitalore mund të fundosemi nga vala e pritshme e COVID në vjeshtë.

Sipas një shënimi në rrjetet sociale Panariti thotë se sëmundjet nuk mposhten vetëm me heroizëm dhe propagandë, por me kapacitete, logjistike dhe teknologji.

POSTIMI I PANARITIT

Pa i tre fishuar kapacitetet, logjistikën dhe teknologjinë spitalore mund të fundosemi nga vala e pritshme Covid e vjeshtës!

Në përballjen me Covid, mjekët janë padyshim heronjtë tanë!
Por ashtu siç fitohet lufta me armatime, padyshim edhe sëmundjet nuk mposhten vetëm me heroizëm dhe propagandë por me kapacitete, logjistikë dhe teknologji!
Këtu mjekësia e PPP-ve është shumë prapa Evropës.
Ja shifrat sipas INSTAT :
Në Shqipërinë shtetërore dhe private kemi gjithsej 55 spitale të cilët ofrojnë në “letër” 8853 shtretër, thënë ndryshe 2,6 shtretër për 1000 banorë.
Por mesatarja shumëvjeçare e shfrytëzimit të tyre sipas INSTAT, është më pak se 50%.
Pra “de facto” u shërbejmë jo me tre por vetëm me një shtrat e një çerek rreth 1000 banorëve tanë .

Po mesatarja Evropiane?

Mesatarisht Evropa para pandemisë ofronte një shtrat spitalor për çdo 196 banorë, pra më shumë se pesë shtretër për 1000 banorë.
Por ndryshe nga ne, koeficienti i shfrytëzimit vjetor të tyre është rreth 80%.
Thënë ndryshe mesatarisht në Evropë janë 4 shtretër që realisht përdoren për 1000 banorë. Te ne vetëm 1,2.
Përtej patetizmit dhe propagandës, shifrat janë kokëforta dhe dëshmojnë se ku jemi

Përfundimi : Për nga kapacitetet spitalore jemi më shumë se tre herë më ulët se mesatarja Evropiane.

Pyetja tjetër e nxehtë për kohën që po kalojmë është :
Po me shtretër të reanimacionit, të cilët janë jetësore për trajtimin e rasteve të rënda me Covid 19 ku jemi?
Këtu statistikat çalojnë por nëse duam të mos fundosemi nga vala e dytë e pritshme e covid 19 në vjeshtë duhet ta çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në rreth 2000 para tetorit, pra më shumë se tre herë se tani.
Nuk duhet të presim të mbarojnë pushimet për të vepruar, sepse do jetë tepër vonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.