Ish-deputeti i PD-së në Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, ka qenë prezent në një darkë me Andrea Bocellin dhe Matteo Salvinin.
Ai thotë se ata do e ndihmojnë, për të bërë Shqipërinë.
“Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini.
Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite.
Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë”, shkruan Shehaj.
Kujtojmë që Salvini ka qenë një ndër politikanët më racistë ndaj shqiptarëve në Itali.
