Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish deputeti i PD thirrje demokratëve për Berishën: Koha të çlirohemi, kush ka bërë krime dhe ka abuzuar me pushtetin të ikë

18:39 / July 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Fatos Hoxha*

Shprehja e “famshme” është: “edhe bar do hamë, por parimet nuk do t’i shkelim”.

Me këtë slogan në gojë, sypatrembur edhe krenarë, përfunduam në gropë dikur…

Nuk e bëmë për parimet, as për dashurinë ndaj liderit, as se ishim të verbër. E bëmë se nuk ishim të lirë…

Sot ambasadorja e SHBA na tregoi me gisht gropën ku po rrezikojmë të biem si PD dhe si demokratë, ngase vazhdojmë sypatrembur dhe krenarë, gjithnjë duke rrotulluar në gojë shprehjen “edhe bar do hamë…”.

Ambasadorja na tregoi se gomarllëkun nuk po e bëjmë për të mbrojtur parimet, sepse parimet tona janë të njëjta me ato të SHBA.

Parimet na kërkojnë të distancohemi nga baballarët e korrupsionit, nga kampionët e keqpërdorimit të pushtetit, nga kumbarët e shtetkapjes dhe arkitektët e anti-drejtësisë.

Parimet na kërkojnë të mbrojmë shtetin ligjor dhe barazinë para ligjit, na kërkojnë të ndëshkojmë të pandëshkueshmit.

Për këto parime jemi bërë bashkë si demokratë.

Këto parime duhet të mbrojmë, pa pasur nevojë që të hamë bar…

Ambasadorja e bëri paralajmërimin, sepse edhe “të verbërve” u duhet dhënë një shans për t’u hapur sytë, sidomos kur “Zotërit”, “pushtuesit”, “pengmarrësit” dhe “jagot” nuk po lënë dy gurë bashkë, që të na bëjnë të hamë bar…

Por Ambasadorja nuk na bën dot njerëz të lirë.

Lirinë duhet ta fitojmë vetë, duke refuzuar “Zotërit”, duke rezistuar “pushtuesit”, duke rrëzuar “pengmarrësit” dhe duke përbuzur “jagot”.

Nëse duam veten, PD, lirinë dhe demokracinë, është koha të çlirohemi…

Kush ka bërë krime duhet të ndëshkohet, kush ka abuzuar me pushtetin duhet të ikë nga sytë këmbët, kush ka keqpërdorur votën dhe besimin tonë duhet të ndahet nga ne, kush kërkon nga ne që,për të, të hamë bar, duhet të përbuzet.

*Ish deputet i PD

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.