Ish-deputeti Halit Valteri kallëzoi para pak ditësh në Prokurorinmë e Posaçme anti-Korupsion (SPAK) presidentin Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat Valteri u shpreh se presidenti gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.
Por përveç presidentit, Valteri ka paralajmëruar se do të padisë dhe Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon si dhe “një deputet aktual, i cili në të shkuarën ka qenë ministër”.
Me sa duket ajo ditë ka ardhur. Ish deputeti ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, një foto ku mban disa dosje voluminoze dhe e shoqëron me shkrimin “Who’s next? Në 11:00 në SPAK”.