Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit, mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Malit të Robit, ku duket se po prishin pishinën e këtij resorti.
Ish-deputeti i PS-së, tashmë drejtor i medias “Panorama”, Alfred Peza thotë se është dretpërdrejtë sulm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Për të kjo ndërhyrje është e paligjshme dhe pamje e shëmtuar në mes të sezonit turistik.
“Rruspat janë pas shpinës sonë dhe ato flasin vetë pa komentin tonë. Askush nuk e ka fituar betejën me median, jo vetëm në Shqipëri. Fjala e lirë në sisteme demokratike ka triumfuar gjithmonë. Këtë betejë me median se ka fituar as Sali Berisha, as Nano, as Meta dhe Pandeli Majko dhe nuk do ta fitojë as Edi Rama“.
