Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish-deputeti Murrizi letër Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

15:17 / August 7, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për çështjen “Bankers Petroleum”. Murrizi kërkon nga drejtuesi i SPAK-ut të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje. Ai shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.

Postimi i plotë

Pas vendimit të djeshëm të gjyqtares së Apelit, znj. Gilda Hoxha, për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish-drejtues të kompanisë BANKERS, habitem nga heshtja e drejtuesit në detyrë të SPAK-ut, z. Dumani. Nisur nga shifrat marramendëse të qindra miliona eurove të “qerasura” nga kjo kompani te kompani të tjera, te individë, politikanë apo sekserë të politikanëve në 21 vite, nga viti 2004, duke mos paguar asnjë kokërr leku si tatim fitimi në shtet, kjo është vjedhja më e madhe e pasurisë së shqiptarëve në 35 vite, rreth 15 miliardë euro.

Z. Dumani! Të kërkoj ndjesë që ndoshta ta prish rehatinë e pushimeve të gushtit, se edhe ti njeri je, dhe të takon të bësh pushime pas një pune intensive, plot ngarkesë me deklarata pritshmërie se do godasësh fort korrupsionin në nivele të larta… dhe në afro 3 vjet ke arrestuar 4 herë Lefter Kokën, 4 herë Alqi Bllakon, 5 herë Fatos Tushen. Por kur të kthehesh nga pushimet, shife njëherë këtë punën e BANKERS-it, se mos është për “ndërmarrjen” tuaj si çështje – meqë kaq euro nuk janë vjedhur as nga të gjithë të arrestuarit së bashku që nga viti 1991.

Ndoshta e kam gabim, por meqë pak ditë më parë ke emëruar si këshilltare znj. Brunilda Bekteshi, që ka punuar tek CEZ-i dhe ia di marifetin këtyre qindra milionave euro të “shpërndara” dorë më dorë te hajdutët e politikës, pyete dhe atë njëherë si e sheh ajo këtë aferën e BANKERS-it. Megjithëse znj. Bekteshi e ke marrë të “këshillojë” për vettingun, pasi “realizoi” me sukses fazën e parë si ish-anëtare e KPK-së që në fakt ishte KÇK, e tani në konflikt të hapur interesi do “gjuajë” ata që nuk arriti t’i “gjuante” dot në KPK, se nuk ishte e mundur të ishte në trup gjykues në çdo subjekt.

Z. Dumani! Po ju drejtohem juve, se mendova t’i drejtohem z. Metani, por ai ka afro 6 vjet që është rraskapitur nga lodhja në krye të ILD-së, duke u marrë rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godinës dhe 2 vjet ju bënë bythët kallë në kafe tek lokali Panevino tek hotel Plazza, e i takon të bëjë 3-4 muaj pushime të shtrydhë kockat, se edhe 3 vjet deri sa të mbarojë mandatin 9-vjeçar do ketë “ngarkesë” të madhe me mobilimin e zyrave. Bile, meqë ti ke marrë si këshilltare Brunildën e KPK-së, Metani mund të marrë këshilltare Klotildën e Komisionit të Ligjeve, se kënaqet edhe Llagami e KLGJ-së dhe e bën tutar të gjithë sistemin e drejtësisë, e pastaj nuk kanë ku të futen gjyqtarë e prokurorë që nuk zbatojnë ligjin.

Z. Dumani! Këto 3 muaj që të kanë ngelur si drejtues i SPAK-ut, mos u lodh më kot me Krifcën e IPARD-it, me inceneratorin e Tiranës, me Tigrin e tërmetit që po “vuan” të zezën në Zvicër, me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 të Bangladeshit në Vlorë, me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT, me tenderat e AKSH-it, me çunat e Dubait, me të “emëruarin” koordinator të bandave me qeverinë, me këta shejtanër që blenë vota më 11 maj, me 4 koncesionet 500 milionë euro të Ministrisë së Shëndetësisë, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugësh e tunelesh, me Bektashin me autokombajn nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gërdecin apo 21 Janarin, me kontejnerët me drogë që kanë edhe ndonjë arkë banane brenda, me harabelin e Arjolës, apo me zogun e Tiranës e me lloj-lloj çështjesh “bombastike”.

Por po ke këlqe, meru me këta zogj k… kinezë e shqiptarë të BANKERS-it, që kanë vjedhur miliarda euro dhe kanë tallur trapin 21 vjet me pasurinë e shqiptarëve, duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse të gjithë zagarët e politikës. E ke kryer detyrën tënde si drejtues i SPAK-ut, se aty i ke paketë të gjitha hallet që kanë mbërthyer prej fyti Shqipërinë 35 vjet, e që bëjnë sikur zihen apo luftojnë njëri-tjetrin.

Bankers dumani Myslim Murrizi spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.