TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Ashpërsohen luftimet në Ukrainë, situatë e rëndë në rajonin e Donbas

23:41 / May 26, 2022

Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit e saj, bashkëshorti i mësueses vdes dy ditë pas ngjarjes

23:37 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Ish-deputeti i PD-së: Ja pse pranova ftesën e PDIU-së

10:39 / April 30, 20173 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përmes një postomi në profilin e tij në ’Facebook’, ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha ka komentuar kandidimin e tij për PDIU-në në qytetin e Kukësit

“Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të shfrytëzoj një ftesë dashamirëse të PDIU- së për bashkëpunim elektoral dhe të kandidoj për deputet në Qarkun e Kukësit. Me hapësirat që lejon ligji dhe me kohën e shkurtër në dispozicion kjo më duket rruga e vetme që mund të ndjek për ti qëndruar besnik thirrjes sime drejtuar kolegëve me funksione në PD për të marrë në dorë situatën dhe për të penguar vetpërjashtimin nga zgjedhjet” shkruan Haxha

Statusi i plotë

Të nderuar Miq,

Për fatin e keq të demokratëve, Kryetari ja bëri gjëmën PD-së. Këto zgjedhje dhe legjislatura që vjen do ta lenë PD- në pa përfaqësim në Parlament. Vetpërjashtimi erdhi me vendim të Kryetarit, por pa vendim të forumeve, me vullnet të Liderit, por kundër vullnetit të anëtarësisë, me mbështetjen e liderit historik, por me kundërshtimin e rreptë të të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Kryetarit dhe kundërshtarit politik mbase i del për hajër, demokratëve dhe demokracisë në këtë vend është e sigurt që do tu bëj dëm. Sot që po ju drejtohem me këtë komunikim ndjej vetëm një ngushëllim, ngushëllimin e militantit që nuk ka lënë këmbanë alarmi pa i rënë për të paralajmëruar të keqen që po na zinte derën, sikurse kam vepruar edhe kur PD ishte në pushtet dhe udhëheqësia kish nisur abuzimin me detyrën dhe besimin tonë. Gjithësesi, jam i vetëdijshëm që nuk kam bërë gjithshka duhej. Sot që PD ka dalë nga sistemi dhe forumet refuzojnë ti dalin Zot, nuk gjej dot gjë tjetër për të bërë, veç nismave individuale. Dua tju njoftoj se kam vendosur të shfrytëzoj një ftesë dashamirëse të PDIU- së për bashkëpunim elektoral dhe të kandidoj për deputet në Qarkun e Kukësit. Me hapësirat që lejon Ligji dhe me kohën e shkurtër në dispozicion kjo më duket rruga e vetme që mund të ndjek për ti qëndruar besnik thirrjes sime drejtuar kolegëve me funksione në PD për të marrë në dorë situatën dhe për të penguar vetpërjashtimin nga zgjedhjet./Tirananews/

 

Unë nuk kam frikë të përballem me kundërshtarin, edhe nëse ai ka mbështetjen e krimit dhe të parave të drogës. Unë e di me siguri, se dhe Demokratët e Kukësit nuk e kanë këtë frikë. Në gjithë këto vite Demokratet e Kukësit fitoren e kanë gjetur kur janë përballur, jo kur janë trembur, strukur apo kanë marrë arratinë. Prandaj unë shpresoj se dhe këtë herë do tja dalim, me vendosmeri dhe në rrugën e ligjit, ashtu siç i takon forcës politike ku militoj. Kjo rrugë për mua është vështirë dhe plot sakrifica, por unë jam i vendosur ta përshkoj. Idealet vihen në provë kur përballesh me vështirësitë, jo kur vendos që jetën ta kalosh në “ bulevard “.

 

Demokratët e vërtetë e dinë këtë gjë, sepse e kanë kaluar në kurriz, për këtë shkak i kanë njohur dhe pranuar si Qëndrestarë, edhe pse udhëheqjes së re kjo nuk i pëlqen. Sot PD ka nevojë përsëri për qëndrestarët. Uroj që ata ta ndjejnë përsëri ta ndjejnë përsëri thirrjen. Deri atëhere unë kam nevojë për të gjithë ju që e ndjeni thirrjen e kohës sikurse unë, dhe që keni mundësi dhe vullnet për këtë përballje të re, të bëhemi bashkë edhe në këtë betejë. Parlamenti i ri nuk duhet ti lerë demokratët të papërfaqësuar, le të bëhemi bashkë e të reagojmë, është koha të qëndrojmë.

Kukes Zgjedhjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Te fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.