Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-deputetja Çupi: Domosdoshmëri riformatimi i PD, partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

12:53 / August 2, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2438
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbja e PD në zgjedhjet e 11 Majit, nuk do të kalojë lehtë. Sali Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike. Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe ish-deputetja Dhurata Çupi.

“PD është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin e saj njerëz me vizion, të pakompromentuar dhe të kenë legjitimitetin e duhur”, deklaroi në një intervistë për Top Channel Dhurata Çupi.

Në situatën ku ndodhet partia, ish-ligjvënësja demokrate nuk është e mendimit që doktori të largohet. Për të, riformatimi duhet të ndodhë nën përkujdesjen e tij.

“Jam e bindur se formatimi i PD do duhet të bëhet në drejtimin e Sali Berishës. Nëse nuk është në drejtimin e tij sot në këtë moment ku jemi, ka gjasa që PD të shpërbehet keqas dhe të mos e marrë më njeri përsipër bashkimin”, shton Çupi.

Me mbylljen e kësaj etape, demokratët duhet të ndajnë mendjen nëse duan të ecin me liderin e vjetër apo me një kryetar të ri.

“Ne duhet të jemi të qartë, PD kërkon një drejtim pa e personalizuar, ku të shikohet vizioni dhe legjitimiteti dhe të shikohet mungesa e kompromentimit me pushtetin. Ky duhet të jetë një individ që të drejtojë PD. Por nëse kërkojmë lider, sot e kemi gabim. Lider i PD është dhe mbetet Sali Berisha. Sepse të bëhesh lider duhet të kesh fituar disa sfida të mëdha politike, nuk bëhesh lider se ke fituar kryesimin e PD, do shumë punë. Ne sot po flasim për kryetarin e Partisë Demokratike, që të bashkojë demokratët, të ketë vizion për të ardhmen, të mos merret me të kaluarën, të hapë Partinë Demokratike”, thotë ajo.

Një lëvizje e re që synon ndryshim rrënjësor në PD po lind, Dhurata Çupi nuk ka kompleks të rreshtohet krah çdo grupimi që ka mendim ndryshe.

“Është dëshpëruese të mendosh që Partia Demokratike që erdhi dhe u formua me idealet e fjalës së lirë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa dhe demokratike, pas një periudhe postkomuniste, sot është parti që nuk respekton mendimin ndryshe në parti. Unë kam eksperiencë 34 vite në PD nga themelimi i saj gjer më sot. Do bëj çmos dhe do mbështes çdo grupim që ka vizion, legjitimitet dhe ka kartën morale për të qenë në strukturat drejtuese të PD, shprehet ish-nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve”.

Berisha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.